Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 38 vetë janë vrarë në dhunën e djeshme në mbarë Irakun. Shpërthimi i bombave dhe të shtënat në qytetet Mosul, Kirkuk dhe Khalis kanë shkaktuar vrasjen e civilëve dhe të forcave të sigurisë. Ushtira e Shteteve të Bashkuara thotë se po e rishqyrton strategjinë e saj në Bagdad, ku përforcimet amerikane dështuan që ta ndalin spiralen e dhunës. Ushtria amerikane njoftoi se gjatë tri javëve të kaluara sulmet në Bagdad janë shtuar për 20%.
XS
SM
MD
LG