Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarët të KFOR-it amerikan thanë se janë duke hetuar për të gjetur sulmuesit e një ushtari amerikan. Dy ditë më parë, 3 persona kanë sulmuar një pjesëtar të forcave amerikane në afërsi të supermarketit Ben Af në Ferizaj. Në njoftimin e ushtrisë amerikane thuhet se të paktën njëri nga sulmuesit fliste shqip.
“Vetëm pse njëri nga ta ka folur shqip, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë qenë shqiptarë”, tha sot majori Paul Pecena.
Koloneli William Smith, zëvendës komandant i Brigadës Shumëkombëshe të KFOR-it në sektorin lindor, sulmin e cilësoi si "të patolerueshëm" dhe tha se do të bëhet çmos për t'i gjetur përgjegjësit.
XS
SM
MD
LG