Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se i dërguari kinez, i cili këtë javë u takua me liderin verikorean Kim Jong Il, i ka dërguar një "mesazh të fuqishëm" Phenianit për provën e vet bërthamore.
Por Rice tha në Pekin se asgjë "befasuese" nuk ka ndodhur, përkundër raporteve se Kina ka shënuar progres në përpjekjet për të bindur Phenianin që t'u kthehet negociatave për çarmatimin. Ajo gjithashtu shprehu bindjen se Pekini është i përkushtuar që t'i zbatojë sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut.
Ndërkohë, presidenti kinez Hu Jintao i tha sekretares Rice se të gjitha palët duhet të veprojnë me kujdes që të sigurohen se kriza nuk do të dalë nga kontrolli.
Po sot, pas takimit me ministrin e jashtëm të Kinës, Li Zhaoxing, Rice e quajti provën bërthamore verikoreane si kërcënim për sigurinë në rajon. "Deklarimi i provës bërthamore nga ana e Koresë Veriore ishte provokim serioz dhe paraqet kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, e veçanërisht në Azinë Lindore", tha Rice.
Mediat zyrtare verikoreane njoftuan se sot mbi 100 mijë njerëz u tubuan në Phenian për të përshëndetur provën bërthamore të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG