Ndërlidhjet

BAGDAD


Raportohet se Armata Al-Mahdi, milicia shiite e klerikut radikal Muqtada al-Sadr, e ka marrë kontrollin në qytetin jugor irakian Amarah pas përleshjeve me forcat irakiane.
Agjencitë e lajmeve i citojnë banorët lokalë të kenë thënë se Armata Al-Mahdi ka vënë eksploziv në tre stacione të policisë, të cilat më pas i ka hedhur në erë.
Prej dje, në Amarah, rreth 15 njerëz, përfshirë civilë e humbën jetën, ndërsa në spital ka mbi 50 të plagosur. Dëshmitarët thanë se rreth 800 pjesëtarë të milicisë, të armatosur me automatikë po patrullojnë nëpër rrugët e qytetit.
Kryeministri Nuri Kamil Al-Maliki ka dërguar një delegacion në zonën, ndërsa ministria e Brendshme njoftoi se forcat irakiane të sigurisë u janë afruar paralagjeve të qytetit.
Në muajin gusht, Britania ia ktheu kontrollin e qytetit Amarah forcave irakiane.
XS
SM
MD
LG