Ndërlidhjet

LAHTI/FINLANDË


"Për zgjidhjen e statusit të Kosovës duhet të vendosin Kombet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian do ta mbështesë atë", ka deklaruar kryetari i Këshillit Evropian, Matti Vanhanen, kryeministër i Finlandës.
"Presidenti Ahtisaari nuk është duke punuar për Bashkimin Evropian, por për Kombet e Bashkuara. Përgjegjësia për të arritur zgjidhjen për Kosovën i takon OKB-së, dhe jam i sigurtë se ne si BE do ta mbështesim zgjidhjen deri tek e cila do të arrihet", tha Vanhanen.
Ai i bëri këto komente gjatë samitit të Bashkimit Evropian në Lahti të Finlandës, para takimit me presidentin rus Vladimir Putin.
"Sipas të gjitha gjasave, do të duhet të kemi vendimin e OKB-së. Duhet patur parasysh se zgjidhja duhet të kalojë edhe në Këshillin e Sigurimit. Prandaj na duhet një marrëveshje, e cila sipas të gjitha gjasave, do të duhej të ishte e pranueshme për të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit", tha Vanhanen.
XS
SM
MD
LG