Ndërlidhjet

BERLIN


Policia gjermane tha se zjarri që shkatërroi një kasolle afër Bonit dhe lëndoi një 77 vjeçar më 10 tetor, me gjasë ishte shkaktuar nga një meteor.
Zëdhënësi i policisë në Siegburg, në lindje të Bonit, tha se zjarri e ka shkretuar kasollen dhe e ka djegur keq plakun në duar dhe në fytyrë. Zëdhënësi tha se copëzat e meteorit kanë arritur të bien në Tokë dhe të shkaktojnë zjarrin.
XS
SM
MD
LG