Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha se nuk është habitur që Martti Ahtisaari nuk e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, sepse veprimet e tij gjatë negociatave për statusin e Kosovës kanë qenë në kundërshtim me frymën e Çmimit Nobel.
"Po të ndihmonte Ahtisaari të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe e negociuar, Serbia me zemërgjërësi do ta përkrahte ta fitojë këtë çmim", ka thënë Koshtunica për të përditshmen "Veçernje Novosti".
"Ahtisaari e shpalli fajtor një popull të tërë. Kjo është në kundërshtim të plotë me rregullat e shkruara e të pashkruara për fituesit e Çmimit. Ai që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe, nuk mund të angazhohet për imponim të zgjidhjes, e të përjashtojë kompromisin si mënyrë e vetme e bisedimeve", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG