Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush takohet sot me ushtarakët e lartë për të diskutuar nëse duhen ndryshime taktike për t'u ballafaquar me dhunën në rritje në Irak.
Presidenti Bush mbrëmë tha se ai do t'i rezistojë presionit elektoral lidhur me kërkesën për kthesë të madhe në strategjinë e zbatuar në Irak.
"Porosia e ime për Shtetet e Bashkuara është se fitorja në Irak është vitale për sigurinë e brezave të ardhshëm amerikanë. Ndaj, ne do të mbetemi në Irak, do të luftojmë në Irak dhe do të fitojmë në Irak" tha presidenti Bush.
Në Kongresin amerikan është shtuar presioni për një ndryshim të madh në luftën në Irak, ku vetëm gjatë tetorit e humbën jetën 75 ushtarë amerikanë. Zgjedhjet për Kongresin mbahen pas 3 javësh.
XS
SM
MD
LG