Ndërlidhjet

logo-print

LAHTI


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se Gjeorgjia po rrezikon gjakderdhje për shkak të përpjekjeve për të vënë kontroll Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.
"Keqësimi i marëdhënieve të Moskës dhe Tbilisit nuk është inicuar nga Rusia, por nga Gjeorgjia, e cila synon të zgjidhë problemin e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore me forcë dhe gjakderdhje", tha Putin.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë Gela Bezhuashvili e akuzoi Putinin për keqinterpretim të tensioneve ndërmjet Tbilisit dhe Moskës:
"Qeveria dhe populli i Gjeorgjisë nuk synojnë të përdorin forcën kundër qytetarëve të vet. Ky është një fiksion. Presidenti i Rusisë e di këtë, por ai e zgjodhi rrugën që bashkësinë ndërkombëtare ta trajtojë si injorante", tha Gela Bezhuashvili.
XS
SM
MD
LG