Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se SHBA-të do ta ndryshojnë taktikën ndaj kryengritësve në Irak. Ai shtoi se luftimet do të vazhdojnë, dhe nuk do të ketë kompromis për arritjen e fitores.
Këto komente presidenti Bush i bëri gjatë diskutimit me gjeneralë ushtarak në Irak, ku situata e sigurisë vazhdon të përkeqësohet.
"Është një gjë që nuk do ta bëjmë: Nuk do t'i tërheqim trupat tona nga fushëbeteja para se misioni të kompletohet. Ka disa njerëz në Uashington që pohojnë se tërheqja nga Iraku do të na bënte më të sigurtë. Unë nuk pajtohem. Tërheqja nga Iraku do t'i lejonte terroristët të kenë një strehë të sigurtë, nga e cila do të ndërmerrnin sulme të reja ndaj Amerikës", tha Bush.
Ndërkohë, Alberto Fernandez, zyrtar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit tha se "SHBA-të kanë treguar 'arrogancë' dhe 'mungesë zgjuarsie në Irak". Këto komente ai i bëri në një intervistë për stacionin televiziv Al-Jazeera.
XS
SM
MD
LG