Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Udhëheqës të institucioneve dhe liderë partiakë u kanë uruar besimtarëve myslimanë në Kosovë festën e Fitër Bajramit. Në urimin e tij, kryeministri Agim Çeku, pos tjerash, thotë se ky Bajram po festohet "në kohën e vendimeve dhe zhvillimeve të rëndësishme për fatin dhe të ardhmen" e Kosovës. Në urim mëtutje zoti Çeku shpreh besimin e tij se "e ardhmja do të jetë shpërblim i sakrificës dhe i përpjekjeve tona për liri". Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha në urimin e tij tha se mirëkuptimi, toleranca, besimi solidariteti dhe ndihma për njëri – tjetrin, që janë manifestuar fuqishëm gjatë muajit të Ramazanit, do të bëhen parime në jetën e çdo qytetari të Kosovës dhe ndihmesë e realizimit të Kosovës së pavarur dhe të prosperuar.
XS
SM
MD
LG