Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Zyrtarë të lartë amerikanë inkurajuan Maqedoninë të vazhdojë me reformat që do të shtonin gjasat e vendit për anëtarsim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Zëvendës ndihmësja e sekretares së shtetit për marrëdhënie me Evropë dhe Azi, Rosemary DiCarlo, e cila po qëndron sot në Maqedoni, tha se SHBA-të, përkrahin aspiratat dhe vlerat e Maqedonisë.
"Po punojmë shumë afër me Maqedoninë për t'i nxjerr reformat e duhura dhe dëshirojmë që ky vend të jetë kandidati më i fuqishëm për tu anëtarsuar në NATO", tha DiCarlo.
XS
SM
MD
LG