Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e festës së besimtarëve myslimanë, Fitër Bajramit, sot Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar përfaqësues të institucioneve vendore, partive politike dhe zyrave diplomatike në Prishtinë.
Me këtë rast, ata i kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e tyre dhe popullit të Kosovës i kanë drejtuar mesazhe për tolerancë, paqe dhe unitet ndërnjerëzor.
Naim Tërrnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka përgëzuar besimtarët myslimanë për këtë festë duke u lutur edhe për mirëqenien e Kosovës.
"Në mesin e njerëzve duhet të mbretëroj paqja, toleranca, arsyeja, gatishmëria për sakrificë dhe uniteti pa dallim feje. Të gjitha këto duhet të mbretërojnë në mesin e njerëzve në Kosovë me qëllim që sa më shpejtë të arrihet edhe statusi final i Kosovës, pra pavarësia".
Ndërkohë Fitër Bajramin e filluan sot edhe myslimanët në Arabinë Saudite, vendet e Gjirit Arab, pastaj ato të Azisë Qëndore, SHBA-së dhe Evropës.
Ndërkaq vendet si Jordania, Egjipti dhe Siria, Fitër Bajramin e fillojnë nesër.
XS
SM
MD
LG