Ndërlidhjet

SHKUP


Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara plotësisht përkrahin punën e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dhe përpjekjet e tij për bisedime të drejtpërdrejta midis Prishtinës e Beogradit, tha sot ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Antonio Milloshoski, pas takimit me zëvendës ndihmësen e sekretares së shtetit për marrëdhënie me Evropë dhe Azi, Rosemary DiCarlo.
"U pajtuam se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës, do ta përforcojë stabilitetin në rajon", tha ministri Milloshoski për të shtuar se "përcaktimi i statusit të Kosovës, do të jetë një mundësi e mirë për ta mbyllur çështjen teknike të kufirit të Maqedonisë me Kosovën".
Autoritetet në Prishtinë tashmë e dijnë se "kufiri është 'sfidë' ndaj së cilës duhet të përgjigjen pozitivisht, për të treguar se duan të punojnë për përforcimin e stabilitetit në rajon", tha Milloshoski.
XS
SM
MD
LG