Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek i ftoi vendet e Bashkimit Evropian që ta reduktojnë varësinë me naftë dhe gaz nga Rusia. Topolanek i bëri këto komente në Forumin për Energji që po mbahet në Pragë, organizuar nga Radio "Evropa e Lirë". Ai tha se Rusia e shfrytëzon energjinë si mjet politik për t'i vazhduar qëllimet e veta gjeopolitike.
"Ky presion i Rusisë po shkakton shqetësim të madh, dhe prandaj Bashkimi Evropian nuk duhet të pushojë së kërkuari burime tjera të energjisë. Nëse nuk veprohet kështu, mendoj se do të bëhet gabim i madh. Gabimet e tilla bëhen një herë në shekull dhe mund të jenë fatale", tha Topolanek.Ai e kritikoi naftëpërçuesin nën detin Baltik, që do të lidhte Rusinë dhe Gjermaninë, dhe e quajti "kërcënim" e jo avantazh.
XS
SM
MD
LG