Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë e Bashkimit Evropian Benita Ferrero-Valdner, thanë se Rusia dhe BE-ja ende po kërkojnë zgjidhje diplomatike rreth krizës bërthamore të Iranit.
Ferrero-Valdner tha se "dyertë janë ende të hapura" për zgjidhje diplomatike.
Ndërsa presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad përsëriti sot qëndrimin se Teherani nuk do të heq dorë nga programet e veta bërthamore.
"Sot kërkesa për të përfituar nga përparësitë e fuqisë bërthamore, është kërkesë e gjithë popullit iranian. Të gjithë iranianët qëndrojnë prapa kësaj të drejte, dhe asnjë presion politik nuk do ta ndryshojë qëndrimin tonë", tha Ahmedinejad.
XS
SM
MD
LG