Ndërlidhjet

BAGDAD


Ambasadori amerikan në Irak Zalmay Khalilzad i ftoi liderët irakianë të punojnë më shumë në arritjen e qëllimeve politike dhe atyre të sigurisë në vend.
"Përleshjet dhe gjakderdhjet sektare në Irak, kanë shtruar pyetjen nëse SHBA-të dhe irakienët do të mund të kenë sukses. Porosia ime është se pavarësisht sfidave të vështira me të cilat ballafaqohemi, suksesi në Irak është i mundshëm dhe mund të arrihet në kohë reale", tha Khalilzad.
Ndërsa komandani i forcave amerikane në Irak, gjenerali George Casey tha se forcat irakiane, brenda 12 deri 18 muajve do të mund ta marrin kontrollin e sigurisë në gjithë vendin.
"Kemi përfunduar rreth 75 përqind të planit me tri faza, proces ky në të cilin, do të përforcohen forcat irakiane të sigurisë dhe në periudhën prej 12 deri 18 muaj do ta marrin kontrollin e sigurisë në vend, me një mbikqyrje minimale të ushtrisë amerikane. Natyrisht, duhet kohë derisa forcat vendore të tregojnë aftësi dhe përgjegjësi për ta marrë kontrollin", tha gjenerali Casey.
XS
SM
MD
LG