Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Jemi pothuajse në fund të marrjes së vendimit që do jetë i një rëndësie fundamentale për Kosovën, tha i dërguari i SHBA Frank Wisner, pas takimit me anëtarët e ekipit negociator.
"Jemi ne kohën e nje marrëveshje që do të prodhojë statusin final. Disa nga ju mund te hamendeni se çka nënkupton statusi final. Nënkupton arritje të një vizioni historik që ju z. President dhe te gjithë njerëzit e Kosovës e kanë shfaqur për shumë vite. Ka qenë privilegji im këtë mëngjes që të sjell një mesazh special të përkrahjes dhe inkurajimit nga qeveria dhe vendi im që ka kuptuar se pavarësisht të gjitha obligimeve tjera të Amerikës në botë, ne kemi një përgjegjësi të vecantë që të percjellim Kosovën drejt statusit final”, tha Wisner, duke siguruar presidentin Sejdiu se statusi final do të përmbyllet brenda këtij viti.
XS
SM
MD
LG