Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Ndoshta nuk do të realizohet shpresa e autoriteteve serbe që me kushtetutën e re, në të cilën Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë, të ndalë ngritjen e radikalëve, shkruan e përditshmja polake "Gazeta Viborça".
Lidhur me referendumin, gazeta shkruan se në Serbi është një "atmosferë e Vajmarit", e cila dominonte në Gjermani në periudhën e të ashtuquajturës Republikë të Vajmarit, kur pas disfatës në Luftën e Parë Botërore, u krijuan kushtet që në pushtet të vijnë nazistët në krye me Adolf Hitlerin.
Gazeta shkruan se Serbisë mund t'ia kthejë shpresën vetëm perspektiva e hyrjes në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG