Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frenk Uisner ka thënë sot në Prishtinë se statusi i Kosovës do të përmbyllet brenda këtij viti. Sipas tij, "statusi final është një status ku Kosova do të jetë territor i bashkuar dhe nuk do të ketë ndarje". Ai mëtutje u shpreh se sjell një mesazh të veçantë të përkrahjes dhe inkurajimit nga qeveria dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë kuptuar se pavarësisht obligimeve të tjera në botë, kanë një përgjegjësi të veçantë që ta përcjellin Kosovën kah statusi final.
Këto komente, Uisner i ka bërë pas takimeve me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku.
Ai, u shpreh se zhvillimet në Serbi nuk kanë ndikim në Kosovë duke thënë se "nuk është çështje e sovranitetit të Serbisë, që ndryshoi kur u arritë pajtueshmëria për rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG