Ndërlidhjet

HELSINKI


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari pas takimit të sotëm në Parlamentin finlandez ka bërë të ditur se është në përfundim të propozimit të tij për Kosovën. Siç transmeton agjencia e lajmeve DPA, Ahtisaari ka thënë se "është duke u përgaditur që raportin ta publikoj para fundit të këtij viti, mirëpo para publikimit, dëshiron të takohet me përfaqësuesë të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, me qëllim që të sigurohet se asnjëri nga ta nuk do ta kundërshtojë raportin". Këtë fundjavë, Ahtisaari do ta diskutojë propozimin e tij me kreun e OKB-së Kofi Annan, ndërsa po përgaditet të qëndrojë edhe në Pekin për ta siguruar edhe mbështetjen e Kinës.
Ndërkaq, duke folur për ndikimin eventual të referendumit serb në zgjidhjen e statusit të Kosovës, Ahtisaari ka thënë se "Serbia ka të drejtë të mbajë referendum, por fatkeqësisht konsiderohet si provokim në Kosovë. I kam ftuar shqiptarët e Kosovës të mbeten të qetë, përndryshe do të jetë vështirë për të vepruar". Ahtisaari nuk ka dhënë detaje të propozimit të tij, por ka nënvizuar se "Bashkimi Evropian dhe NATO do të kenë rol kyç në të ardhmen".
XS
SM
MD
LG