Ndërlidhjet

MITROVICË


Disa qindra serbë të Kosovës kanë marrë pjesë sot në një tubim në pjesën veriore të Mitrovicës, ku folësit kanë thënë se askush në Serbi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga Kosova dhe ta nënshkruajë pavarësinë e saj. Tubimi ishte fillim i fushatës për të bindur serbët e Kosovës që të marrin pjesë në referendumin për Kushtetutën e Serbisë.
"Duam t’i tregojmë gjithë botës se të gjithë qytetarët e Serbisë mendojnë se Kosova është vendi i lindjes së Serbisë dhe Serbia nuk mund të largohet nga ajo", tha zyrtari i lartë i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG