Ndërlidhjet

TIRANË


Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri të marrin përsipër plotësisht përgjegjësitë e tyre politike për Shqipërinë dhe të ndërmarrin masat e duhura për përgaditjen e zgjedhjeve. Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar sot nga zyra e Komisionit Evropian në Tiranë.
Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian, ambasadori Helmut Lohan dhe ai i Gjermanisë Hans Peter Annen, i kanë përcjellë zëvendëskryeministrit Ilir Rusmali dhe kretarit të Partisë Socialiste Edi Rama, qëndrimin e BE-së lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në këtë takim, ambasadorët kanë bërë me dije që përgaditja dhe ecuria e zgjedhjeve, do të monitorohen nga afër nga Bashkimi Evropian, në kontekstin e perspektivës së Shqipërisë drejt integrimit evriopian.
XS
SM
MD
LG