Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush nënshkroi sot ligjin që lejon ndërtimin e murit rrethues në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Muri do të jetë i gjatë 1 mijë e 100 kilometra dhe ndërtohet në përpjekje për t'i ndal imigrimet ilegale.
"Shteti ynë është vend i imigrantëve, poashtu vend i sundimit të ligjit. Fatkeqësisht Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kontroll të plotë në kufijtë e vet për dekada me rradhë, dhe kjo ka bërë që numri i imigrantëve ilegal të rritet. Është në përgjegjësinë tonë të ballafaqohemi me këto sfida. Poashtu e kemi përgjegjësi t'i fuqizojmë ligjet tona dhe t'i sigurojmë kufijtë", tha Bush.
Qeveria meksikane ndërkaq tha se këto barriera mund t'i dëmtojnë marrëdhëniet bilaterale.
XS
SM
MD
LG