Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Rezultati i procesit për statusin duhet të jetë i pranueshëm për popullin e Kosovës, dhe siç thanë në shtator ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit, duhet bërë të gjitha përpjekjet që një zgjidhje e negociuar të arrihet brenda vitit 2006", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. "Kjo është politika jonë", tha Sean McCormack.
"Nuk ka ndryshime në qasjen e SHBA ndaj procesit për statusin e Kosovës", tha McCormack, i pyetur që t'i komentojë deklaratat e të dërguarit amerikan Frank Wisner në Prishtinë.
"Ne vazhdojmë t'i mbështesim përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të KB, Martti Ahtisaari, për të mbërritur tek një zgjidhje, e cila do të rezultonte me stabilitet në rajon dhe do t'i mbronte të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë", tha McCormack.
"Nuk do të ishte e drejtë për ne që ta komentojmë rezultatin e procesit për statusin ndërsa negociatat janë në vazhdim e sipër", tha McCormack, duke u bërë thirrje të dyja palëve që "të jenë realiste rreth zgjidhjeve të mundshme për statusin dhe të kuptojnë se do të duhet të bëjnë shumë kompromise përpara se procesi të përfundojë".
XS
SM
MD
LG