Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zartarë të lartë kosovarë dhe ndërkombëtarë kanë thënë sot se mbajtja e referendumit për Kushtetutën e Serbisë në Kosovë nuk do të ketë ndikim sa i përket statusit të Kosovës. Kryeministri Agim Çeku tha se "referendumi nuk do të prodhoj asnjë efekt në procesin e statusit të Kosovës". Këto komente ai i bëri pas një takimi me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ruecker. Zoti Ruecker vlerësoi se statusi i Kosovës dhe referendumi i Serbisë janë dy procese dhe çështje të ndryshme, që nuk mund të ndërlidhen njëra me tjetrën.
XS
SM
MD
LG