Ndërlidhjet

MOORE:"SHBA-të NË KOSOVË DO TË VEPROJNË NË KOORDINIM ME BE-në"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Emisari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frenk Uizner, këtë javë në Prishtinë tha se fati i Kosovës është çështje e kosovarëve dhe ndërkombëtarëve. A do të thotë kjo se Beogradi nuk është lojtar i rëndësishëm në përcaktimin e statusit të Kosovës?

PATRIK MOORE
Po, mendoj se kjo qëndron. Mendoj se kemi të bëjmë me një formë mesazhi që diplomatët nganjëherë e përdorin. Nëse kjo është e saktë, atëherë zoti Vizner e ka qartësuar një çështje që ka histori më të gjatë. Në fakt në vitin '99 bashkësia ndërkombëtare nuk kishte për synim përfshirjen e Serbisë në çështjen e Kosovës. Medlin Olbrajt në memoaret e veta thotë se referenca "Kosova – pjesë e Jugosllavisë", ishte përfshirë në rezolutën 12-44 për të siguruar mbështetjen e grekëve dhe disa të tjerëve dhe se kjo nuk ka qenë diç serioze. Vetëm disa vite më vonë bashkësia ndërkombëtare përfshiu Serbinë në procesin negociator dhe këtë për t'ia lehtësuar pozitën zotit Koshtunica dhe miqëve të tij. Besoj se tash është kuptuar se ky ka qenë një gabim serioz dhe tash këtë do të tentojnë ta përmirësojnë.

RADIO EVROPA E LIRË
Një e përditshme austriake (Standard/Vjenë) ka sinjalizuar se një nga mundësitë është që Rusia dhe Kina të përdorin veton në Këshillin e Sigurimit, por që pastaj Uashingtoni në formë unilaterale të njohë pavarësinë e Kosovës. A mendoni se ky skenar është i mundshëm?

PATRICK MOORE
Është e mundur, por ndoshta disa diplomatë janë duke plasuar raporte të tilla në gazeta për të lëvizur gjërat. Por, më duhet të them se nuk mendoi që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime të pa koordinuara me aleatët në Bashkimin Evropian. Këtë e them jo për shkak të ndonjë dashurie të madhe ndaj Bashkimit Evropian, por për shkak të faktit se shumica e këtyre vendeve janë njëkohësisht edhe anëtare të NATO-s. Rrjedhimisht, nuk mund të imagjinoi që në një çështje të madhe sigurie në Evropë, Shtetet e Bashkuara të shkëputen nga aleatët në rradhët e NATO-s. Pavarësisht nga kjo, mendoj se zoti Ahtisari, si një nga diplomatët më intelegjentë dhe më largëpamës në skenën ndërkombëtare, do të ketë parasysh një skenar në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të jenë unik rreth kësaj çështje.

RADIO EVROPA E LIRË
"WSJ" këto ditë ka pohuar se Kosova bashkë me Iranin, Sudanin dhe Kaukazin janë çështjet në të cilat zoti Putin punon për të sabotuar politikën amerikane, për të shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe evropianët janë të sigurtë se për shkak të Kosovës do të konfrontohen me Rusinë. A mendoni se ky është një opcion real?

PATRICK MOORE
Duket se sot në botë janë dy vende politika e jashtme e të cilave mbështetet në synimin për të dëmtuar ose bllokuar Shtetet e Bashkuara. Këto dy vende janë Franca dhe Rusia. Kjo vlen më pak për Francën e cila e frenuar nga aleatët evropian nuk do të shkoj deri në ekstrem në obstruksionet ndaj Shteteve të Bashkuara. Ruisa është një çështje tjetër. Nga mesi i tetorit Aleksandar Lukin, që është një ekspert për Rusinë shkruajti në të përditshmen moskovite "Komersant" se Rusia duhet të heqë dorë nga veprimet fëmijërore të bllokimit të Shteteve të Bashkuara si pikënisje e politikës së tyre dhe të fokusohet te inetresat vetjake që në disa raste janë identike me ato të Shteteve të Bashkuara. Rusia vërtetë duhet të pushoi së shfytëzuari reflekset automatike nga koha sovjetike dhe këtë zoti Putin si ish pjesëtar i KGB e di shumë mirë. Pra, në çuarjen përpara të interesave të veta Moska duhet të sillet me seriozitet më të madh.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG