Ndërlidhjet

MITROVICË


Nga ora 7 të mëngjesit edhe pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë filluan votimin në referendumin për kushtetutën e re të Serbisë.
Në Kosovë u hapën 265 vendvotime, ndërsa deri në orën 20 kanë votuar 34.5% e zgjedhësve.
Sot në pjesën veriore të Mitrovicës, nën automjetin e Miomir Dashiq, këshilltar i Ministrit për Kthim dhe Komunitete, është aktivizuar një mjet shpërthyes, por nuk ka patur të lënduar.
Duke e dënuar incidentin, kryeministri Agim Çeku kërkoi identifikimin e shpejtë të përgjegjësve dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
XS
SM
MD
LG