Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, vlerësoi se referendumi për kushtetutën e Serbisë është edhe një manipulim me njerëzit, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë në Kosovë.
Gjatë një vizite në fshatrat e rrethinës së Gjakovës, Çeku tha se referendumi nuk do të ketë kurrfarë ndikimi juridik apo tjetër lloji në të ardhmen e Kosovës.
Ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës të inkuadrohen në procesin e arritjes së pavarësisë, dhe të heqin dorë nga manipulimet e Beogradit dhe pjesëmarrja në "referendume që nuk kanë kurrfarë vlere për Kosovën".
Çeku theksoi se procesi i vetëm legjitim është ai që çon kah zyrtarizimi i pavarësisë së Kosovës, dhe që "nuk paraqet kërcënim për serbët".
XS
SM
MD
LG