Ndërlidhjet

BAGDAD


Me njoftimin e sotëm për vdekjen e një marinci, tetori u bë muaji më vdekjeprurës për ushtarët amerikanë në Irak në pothuaj 2 vitet e fundit.
Deklarata e ushtrisë thotë se ushtari vdiq nga plagët e marra dje nga një sulm në Anbar, vorbullën e kryengritjes irakiane.
Kjo e çoi në 98 numrin e ushtarëve të vrarë. Në janar, 2005, në Irak u vranë 107 ushtarë amerikanë.
Ndërkaq për irakianët, bilanci i dhunës është edhe më i madh. Ushtarakët amerikanë thanë se 300 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë e kanë humbur jetën gjatë muajit të Ramazanit.
Në dhunën e sotme, persona të armatosur rrëmbyen 9 ushtarë irakianë në një postbllok në veri të Bagdadit.
Po sot, 6 civilë irakianë e humbën jetën nga një sulm ajror amerikan në qytetin Ramadi.
XS
SM
MD
LG