Ndërlidhjet

TEHERAN


Një zyrtar i Iranit konfirmoi se Teherani ka avancuar angazhimet për pasurimin e uraniumit.
Muhamed Ganad, kryesues i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, ka thënë se Teherani është duke pasuruar uraniumin për 2% deri 5%, që siç ka thënë ai, nuk mjafton për armët bërthamore.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Ivanov tha se nuk është i shqetësuar, sepse aktivitetet bërthamore të Iranit po mbikqyren nga bashkësia ndërkombëtare.
"Unë nuk i ndaj këto shqetësime sepse e dij se çfarë flas. Irani e filloi rrjetin e dytë të centrifugave dhe puna është krejtësisht nën mbikqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore", tha Ivanov.
Këshilli i Sigurimit ka kërcënuar Iranin me sanksione nëse nuk ndërpret pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG