Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD/PRISHTINË


Aprovimi i Kushtetutës së re të Serbisë, që Kosovën e konsideron pjesë integrale të saj, gjithnjë e më shumë po bëhet i pasigurt, kanë vlerësuar vëzhgues të pavarur, bazuar në pjesëmarrjen jo të knaqshme të votuesve.
Prej dje, kur janë hapur vendvotimet deri mesditën e sotme vetëm 26 përqind e votuesve i janë përgjigjur ftesës për votim, ndërsa duhen votat e më shumë se 50 përqind të votuesve që Kushtetuta të aprovohet. "Gjithnjë e më shumë aprovimi i Kushtetutës po vihet në dyshim, derisa më shumë se gjysma e 6.6 milion votuesve duhet të votojnë pro që ajo të ketë efektin e vet", ka thënë Marko Blagojeviç, nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike 'Cesid' me seli në Beograd. Ai nuk pranoi të pronocohet rreth rezultatit të mundshëm përfundimtar por shtoi se ecuria e votimit duhet së paku të dyfishohet para se vendvotimet të mbyllen sonte në mbrëmje. Rezultatet preliminare pritet të shpallen nesër.
Ndërkaq referendumin për Kushtetutën e re të Serbisë e kanë bojkotuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndërkohë, sipas koordinatores për Kosovë të Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci, CESID, Milena Jakshiq në 265 vendvotime në Kosovë, nuk njoftohet për incidente eventuale. "Deri në orën 14 në gjithë Kosovën kanë votuar gjithsej më se 64 mijë votues, që është pak më shumë se 63 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve", tha zonja Jakshiq. "Më së paku kanë votuar në Mitrovicë, rreth 40 për qind, ndërsa në të gjitha rajonet tjera të Kosovës kanë votuar rreth 60 për qind", tha zonja Jakshiq.
XS
SM
MD
LG