Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner tha se negociatat për statusin e ardhshëm duhet të ecin përpara dhe të kompletohen sa më shpejtë që është e mundur.
"Është qëndrim i vendosur i Shteteve të Bashkuara se shtyrja nuk ofron kurfarë përparësie për asnjërën palë", deklaroi Wisner në Beograd pas takimit me zyrtarët më të lartë të Serbisë.
Ai tha se përderisa Parlamenti serb nuk bie dakord për datën e zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara nuk do të konsiderojnë se do të kishte kuptim shtyrja e bisedimeve për Kosovën, ashtu siç kanë sugjeruar disa politikanë evropianë.
Ndërkaq, në një komunikatë lëshuar nga zyra e presidentit të Serbisë, thuhet se kryetari Boris Tadiç, në takimin me diplomatin amerikan, ka thënë se "Serbia dëshiron ta vazhdojë procesin e bisedimeve dhe se sikurse deri tash, do të pajtohet me të gjitha mjetet politike që të arrihet një marrëveshje për zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën".
XS
SM
MD
LG