Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur votimin e Kushtetutës së Serbisë, si një hap pozitiv për demokracinë e vendit, por kanë hedhur poshtë pretendimin e këtij dokumenti për vënien e autoritetit serb në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack ka thënë se dispozitat e Kushtetutës serbe për Kosovën janë irelevante, për shkak të faktit që procesi negociator për përcaktimin e statusit të Kosovës, udhëhiqet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG