Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për statusin, Stefan Lehne ka mohuar ekzistimin e ndonjë dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës të përpiluar nga kryenegociatori Martti Ahtisaari. Këto komente, Lehne i ka bërë sot në Prishtinë pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Sipas tij, Ahtisaari është ende duke punuar në pakon për statusin e Kosovës dhe është duke zhvilluar konsultime në këtë drejtim.
Ndërkaq, një diplomat i lartë perendimor ka thënë se "i dërguari i posaçëm për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ia ka paraqitur sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan planin e tij që parasheh pavarësimin gradual të Kosovës, nga pavarësia e kushtëzuar drejt pavarësimit të plotë të vendit". Ndërkohë zëdhënësja e Ahtisaarit Hua Jiang duke mohuar raportet se ish presidenti finlandez ka paraqitur propozimin final, tha se "ai ia paraqiti Annanit, idetë preliminare".
XS
SM
MD
LG