Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me daljen masive në referendumin për Kushtetutën e re të Serbisë, serbët e Kosovës kanë dëshmuar se e shohin këtë referendum si një rast për të mbajtur Kosovën pjesë të Serbisë, ka pohuar sot bartësi i Listës Serbe, Oliver Ivanoviq, pas një takimi që zhvilloi me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker. Ky referendum, sipas Ivanoviqit ishte i një rëndësie të posaçme për serbët, edhe pse ai nuk mund të jetë përcaktues për statusin e Kosovës.
“Jemi të vetëdijshëm se kjo ndoshta nuk do të jetë përcaktuese për definimin e statusit, por në një formë do të ndikoj sepse paraqet vullnetin e popullit që shumë shpesh po përmendet si argument i fuqishëm, e ky vullnet është shprehur edhe në këtë rast”, tha Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG