Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në bashkësinë ndërkombëtare është ngritur çështja nëse rasti i Kosovës është precedent, por nuk besoj që Kosova mund të jetë precedent, ka thënë ambasadori i Francës në Beograd Ig Perne.
"Çështja e Kosovës ka aq parametra specifikë sa nuk na duket se mund të jetë precedent", ka thënë Perne.
"Zonat e konfliktit, të cilat i përmendin partnerët tanë nuk i kanë kushtet e njëjta si Kosova. Asnjë nga ato territore nuk është nën administrimin e drejtpërdrejtë të Kombeve të Bashkuara dhe askund nuk ka prani aq të madhe të trupave ndërkombëtare", ka thënë ambasadori Perne për gazetën Veçernje Novosti.
XS
SM
MD
LG