Ndërlidhjet

HAGË


Në seancën e sotme të gjykimit kundër ish kryetarit të Serbisë Millan Millutinoviç dhe pesë të të akuzuarve të tjerë, dëshmitari Sabri Popaj nga një fshat i komunës së Rahovecit, dëshmoi për ngjarjen e 25 marsit të vitit 1999, kur forcat serbe i vranë atij dy djemtë, dy vëllezërit dhe 22 anëtarë të tjerë të familjes. Dëshmitari Popaj poashtu tha se nga afër i ka parë policinë serbe duke shtënë me armë në drejtim të një grupi prej 40 meshkujsh shqiptarë.
Ndërsa një ditë më vonë, i ka gjet dhe më pas i ka varrosur 85 trupa të pajetë të shqiptarëve civilë në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit.
XS
SM
MD
LG