Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, kryeministri i Kosovës Agim Çeku do të takohet nesër me kryetarin e parlamentit malazez Ranko Krivokapiç, kryeministrin në largim Millo Gjukanoviq, ministrin e Jashtëm Miodrag Vllahoviç dhe ministrin e Punës Sllavolub Stjepoviç.
Ndërkaq pasditën e nesërme në Ulqin, kryeministri Çeku takohet me përfaqësuesit e partive shqiptare në parlamentin malazez.
Ferhat Dinosha, udhëheqës i Unionit Demokratik të Shqiptarëve tha se temë e takimit, do të jetë "finalizimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës".
XS
SM
MD
LG