Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ftoi komunitetin ndërkombtar të bisedojnë me Iranin dhe mos ta izolojnë vendin me sanksione për shkak të programeve bërthamore. Ai tha se qeveria ruse nuk do ta mbështesë draft rezolutën e propozuar nga Bashkimi Evropian.
"Ne nuk mund t'i përkrahim këto masa që kanë për qëllim izolimin e Iranit nga e gjithë bota, përfshi izolimin e njerëzve të caktuar për udhëheqjen e negociatave mbi programet bërthamore. Nuk ka nevojë të formohet rezolutë e re në çështjen bërthamore të Teheranit", tha Lavrov.
Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCormack tha se Shtetet e Bashkuara mbeten optimiste që Rusia do të përkrahë rezolutën e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG