Ndërlidhjet

BRUKSEL


Rusia është kundër zgjidhjes së imponuar për Kosovën, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
"Mund të jetë vetëm kompromis, një vendim që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët", tha Lavrov në një konferencë për shtyp pas takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Lavrov ka deklaruar se Rusia i mbështet përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të KB, Martti Ahtisaari për të hartuar një plan për të ardhmen e Kosovës "ndoshta si një propozim, që do t'u jepej palëve për ta rishikuar në bisedimet e ardhshme, por jo domosdoshmërisht si ultimatum për cilën do palë".
"Ne duhet të kemi kompromis, përndryshe nuk do të kemi një vendim", ka thënë shefi i diplomacisë ruse.
XS
SM
MD
LG