Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Shtatë ushtarë amerikanë janë vrarë në valën e sotme të dhunës në Irak. Tre u vranë nga një shpërthim në lindje të Bagdadit, ndërsa katër të tjerët gjatë një "aksioni të armikut" në provincën lindore Anbar. Një ushtar ndërkaq e humbi jetën në një incident jo-luftarak në veri të Bagdadit.
Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat amerikane kanë vrarë 13 kryengritës të dyshuar në Bagdad. Ushtria tha se disa ishin luftëtarë të huaj.
Në zhvillime tjera, policia e Bagdadit ka gjetur 56 kufoma të torturuara, viktima të dhunës sektare. Të vrarët ishin të moshës ndërmjet 20 dhe 45 vjeç.
Dhuna sektare në Irak u shtua ndjeshëm prej shkurtit, pas shpërthimit në një tempull shiit në Samarra.
XS
SM
MD
LG