Ndërlidhjet

TEHERAN


Demonstruesit iranianë shënuan 27 vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran nga militantët.
Mijëra iranianë brohoritën parulla anti-amerikane dhe anti-izraelite dhe dogjën flamujt e këtyre dy vendeve.
Në ditën e sotme në vitin 1979, studentët militantë u vërsulën në ambasadën amerikane. Ata mbajtën peng mbi 60 diplomatë për 444 ditë me radhë.
Demonstrata e sotme u mbajt në kohën e stërvitjeve ushtarake të Iranit me pjesëmarrjen e rreth 30 mijë trupave tokësore.
XS
SM
MD
LG