Ndërlidhjet

PODGORICË


Vizita e kryeminsitrit të Kosovës, Agim Çeku në Podgoricë nuk i dëmton interesat e Serbisë, në periudhën e përcaktimit të statusit të Kosovës, deklaroi sot, ministri i jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq. Në një intervistë për një radio në Podgoricë, ai tha se ndjen nevojën që drejtëpërsëdrejti t'u përgjigjet kritikave të ashpra të zyrtarëve më të lartë të Serbisë për shkak të vizitës së zotit Çeku. Komunikimi i Malit të Zi me të gjithë në rajon i kontriobuon stabilitetit, tha zoti Vllahoviq duke shtuar se kjo mbështetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Vizitën e kryeminsitrit të Kosovës ashpër e kanë kritikuar edhe përfaqësuesit e opozitës malazeze.
XS
SM
MD
LG