Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeminsitri i Irakut, Nuri al-Maliki tha se dënimi me vdekje për Saddam Husseinin është "fitore për viktimat" e ish regjimit të tij dhe se paraqet një "përfundim të një periudhe të errët". Gjatë fjalimit drejtuar kombit, ai poashtu tha se ish lideri e kishte shtyrë Irakun në "padrejtësi dhe luftëra iracionale". Sipas al-Malikit "të gjithë irakianët kanë të drejtë të festojnë" për vendimin që e mori sot gjyqi:
- Të gjithë irakianët kanë të drejtë të buzëqeshin dhe të ndjehen të kënaqur për vendimin ndaj këtij krimineli. Por, ekzekutimi i Saddamit nuk do ti kthejë të vrarët, tha al-Maliki. Presidenti Jalal Talabani tha se gjykimi ishte i drejtë por ai u shprehë se nuk dëshiron të komentoj vendimin me vdekje për shkak të shqetësimeve për nxitje të tensioneve. Avokatët e Saddam Husseinit thanë se vendimi ishte "tallje e drejtësisë" dhe se "epilogu dihej që më parë".
XS
SM
MD
LG