Ndërlidhjet

PODGORICË


Vizita e kryeministrit të Kosovës Agim Çeku në Mal të Zi ka qenë pozitive dhe "mënyrë e zakonshme e komunikimit", tha ambasadori britanik në Podgoricë dhe Beograd David Gauen pas takimit me ministrin e Jashtëm malazez Miodrag Vllahoviç. Ata thanë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt, dhe shfaqën bindjen se propozimi i Martti Ahtisaarit do të sjellë zgjidhje pragmatike që do t'i mbrojë interesat e pakicave në Kosovë.
Po sot, partia malazeze në pushtet, ajo Social-Demokrate, ka protestuar ndaj kritikave të Beogradit rreth vizitës së kryeministrit Çeku. "Sulmet brutale dhe kërcënimet e hapura ndaj Malit të Zi nga zyrtarët e Serbisë dhe ekspoziturave të tyre në Mal të Zi, vërtetuan edhe një herë se përkundër retorikës, Beogradi vështirë lirohet nga trashëgimia e politikës së vjetër dhe të dështuar", thuhet në komunikatën për shtyp të kësaj partie.
XS
SM
MD
LG