Ndërlidhjet

PRAGË


Liderë botërorë e kanë mirëpritur dënimin me vdekje që Gjykata e Lartë e Irakut i shqiptoi dje ish liderit, Saddam Hussein.
"Iraku ka shumë punë për të bërë në rrugën drejt ndërtimit të një shoqërie me të drejta të barabarta dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të vet. Historia do ta shënojë këtë arritje si shumë të rëndësishme drejt një shoqërie të drejtë, të lirë dhe të bashkuar", tha presidenti amerikan George Bush.
Kryeministri britanik Tony Blair tha se gjykimi i Sadam Hyseinit dha mundësi të shihet edhe një herë e kaluara në Irak".
"Ky vendim ndihmon në rrugën drejt ardhmërisë, i lehtëson sfidat e irakianëve, të cilët dëshirojnë të luftojnë dhe mendoj që ia vlen të luftohet për një Irak pa dhunë sektare, ku njerëzit e të gjitha komuniteteve do të jetonin së bashku dhe do të vendosnin për të ardhmen e tyre demokratike", tha Blair.
Kryeministri italian Romano Prodi u shpreh kundër dënimit me vdekje.
"Italia është kundër dënimit me vdekje, madje edhe për këtë rast dramatik si të Sadam Hyseinit. Ne ende mendojmë që dënimi me vdekje nuk duhet zbatuar", tha Prodi.
Kundërshtimet për dënimin me vdekje erdhën edhe nga Parisi.
"Franca është një nga vendet e para që e shfuqizoi dënimin me vdekje dhe Bashkimi Evropian po i shikon mundësitë për shfuqizim të përgjithshëm të këtij dënimi. Pra vetëm për arsye etike, Sadam Hyseini nuk do duhej të dënohet me vdekje", tha ministri i Jashtëm francez Philip Douste Blazy.
XS
SM
MD
LG