Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara sot kanë filluar votimet për Kongres.
Votohet për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për 33 vende në Senat.
Partia Demokratike në përpjekjet për të siguruar kontrollin në Kongres ka fokusuar vëmendjen te Iraku, duke akuzuar Republikanët për ate që ata e cilësojnë si politikë e dështuar e presidentit George Bush.
Ndërkohë, presidenti Bush ka apeluar të votuesit të mbështesin partinë Republikane, sepse kështu do të jenë më të sigurtë.
Demokratët pretendojnë të fitojnë shumicën në të dyja dhomat. Për të realizuar këtë u duhen 15 vende më shumë në Dhomën Përfaqësuese dhe 5 në Senat.
XS
SM
MD
LG