Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Komisioni Evropian do të kërkojë nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin Martti Ahtisaari që t'i japë fund pasigurisë rreth të ardhmes së Kosovës, dhe ta bëjë të qartë propozimin e tij për statusin final, transmeton agjencia Reuters pjesë nga raporti që do të bëhet publik të mërkurën.
"Zgjidhja për statusin duhet të jetë politikisht dhe legalisht e qartë dhe të ofrojë vizion për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës. Statusi i Kosovës është sui generis, dhe nuk paraqet precedent ", thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Në tekst më tej thuhet se fokusimi në çështjen e statusit ka çuar në zbatimin e disa standardeve të Kombeve të Bashkuara, por i ka vonuar reformat. Raporti thotë se emërimet në shërbimet civile ndikohen politikisht, korrupcioni shënon rritje ndërsa drejtësia është e penguar nga hetimet jo të duhura të policisë dhe mosbashkëpunimi i dëshmitarëve.
XS
SM
MD
LG