Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish lideri irakian Sadam Hussein u ka bërë thirrje për pajtim të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Irak.
Saddam Hussein i bëri këto komente në gjykatë, ku sot u ballafaqua me akuzat për gjenocid, dy ditë pas shqiptimit të dënimit me vdekje.
Hussein tash gjykohet për vrasjen e mijëra civilëve kurdë në Irakun Verior.
Të dielën ai u dënua për vrasjen e 148 shiitëve, pas një tentimi të dështuar për vrasjen e tij në vitin 1982.
XS
SM
MD
LG